VIDEO/ Gol me “dhunë”, Odise Roshi shënon sërish në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 23:48

VIDEO/ Gol me “dhunë”, Odise Roshi shënon sërish në Turqi

Odise Roshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Erzurumspor, në duelin e tij të pestë me ekipin e ri. Mesfushori fierak shënoi në minutën e 67-të, një gol me “dhunë” duke u dhënë avantazhin të tijve, në duelin ndaj Erokspor. 

roshi

Ky ishte goli i dytë i Roshit në këtë sezon, duke u shndërruar në një lider te skuadra e tij, që militon në Ligën e parë turke.  

Vlen të theksohet fakti se 33-vjeçari u transferua këtë edicion te skuadra e Erzurumspor, nga Sakarjaspor, ku vjet shënoi 5 gola.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"