VIDEO/ Gol në minutën e 90-të, serbi Samarxhiç shpëton nga humbja Atalantën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 22:52

VIDEO/ Gol në minutën e 90-të, serbi Samarxhiç shpëton nga humbja Atalantën

Atalanta nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Bolonjës. Një gol i serbit Samarxhiç në minutën e 90-të shpëtoi ziklatrit nga humbja, në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë të Serisë A. 

samarxhic

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 46-të, Bolonja gjeti avantazhin me Kastron. Kuqeblutë 6 minuta më vonë do të ndëshkoheshin me karton të kuq, teksa Lucumi, la skuadrën me 10 lojtarë. 

Në minutën e 90-të, ishte Samarxhiç, që pas asistit të Zaniolos, tundi rrjetën duke bërë që sfida të mbyllej në barazim 1-1. 

Ky ishte barazimi i parë i Atalantës në kampionat, që u ngjit në kuotën e 7 pikëve në 6 ndeshje, ndërsa për Bolonjën ishte barazimi i katërt. Edhe bolonjezët kanë siguruar 7 pikë në këto 6 javë, duke qenë shumë larg pritshmërive.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"