VIDEO/ Gol nga Abazaj dhe dy asiste, tre ish-futbollistët e Superiores japin spektakël në ndeshjen e kampionatit turk
Ndeshja mes Umraniespor dhe Keciorengucu që pati vlerë për javën e 16-të të Ligës së Parë turke, është mbyllur me tre ish-lojtarë të Superiores protagonistë.
Hoti dhe Rroca asistuan, ndërsa Kristal Abazaj ishte autor i golit të tretë. Sfida u mbyll me rezultatin 1 me 2 në favor të Keciorengucu dhe në të gjithë golat ishin të pranishëm lojtarë shqiptarë.
Hoti asistoi për Babakan te vendasit e Umraniespor, që zhbllokuan takimin në minutën e 16-të. Sfida u përmbys nga Keciorengucu në pjesën e dytë dhe protagonistë ishin Rroca dhe Abazaj.
Rroca fillimisht asistoi për Diuf në minutën e 65-të, ndërsa rezultati shënoi 1-1. Për të vulosur fatet e takimit mendoi Kristal Abazaj, që nuk gaboi nga penalltia.
Asisti i Ëngjëll Hotit: (VIDEO)
Asisti i Eduard Rroca: (VIDEO)
Goli i Kristal Abazaj: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"