VIDEO/ Gol spektakolar i Mbape, francezi i bashkohet Pushkash e Ronaldos me statistikën e veçantë te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 22:27

VIDEO/ Gol spektakolar i Mbape, francezi i bashkohet Pushkash e Ronaldos me statistikën e veçantë te Reali

Kilian Mbape ka ndezur motorët dhe po shënon me rregullsi me fanellën e Real Madrid në kampionatin spanjoll. Ylli francez u bë protagonist edhe sot në ndeshjen ndaj Deportivo Alavesh, duke shkruar emrin e tij mes debutuesve më të suksesshëm te “los blancos”.

sadasdsaddasaddsads

Mbape shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0 pas një aksioni spektakolar që e nisi vetë me një pasim me finte për Bellingam para se të marrte topin në zonë dhe me një lëvizje mjeshtërore të shmangte mbrojtësin e çonte sferën në rrjetë.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i tij i pestë në kampionat me Realin, duke iu bashkuar disa emrave të njohur të historisë së këtij klubi që kishin shënuar 5 apo më shumë gola në 7 ndeshjet e tyre të para në La Liga në vitin e debutimit. Ai arriti këtë shifër ashtu si Di Stéfano, Marsal, Pushkash, Kristiano Ronaldo dhe Bellingam.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"