VIDEO/ Gol spektakolar me të djathtën, sulmuesi shqiptar protagonist në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2024 | 21:28

VIDEO/ Gol spektakolar me të djathtën, sulmuesi shqiptar protagonist në Ligën e Konferencës

Ish-sulmuesi i Ballkanit, Meriton Korenica, ka rrëmbyer skenën me skuadrën e Kluzh, në duelin e kthimit ndaj Neman, të vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.  

korenica

27-vjeçari shënoi golin e katërt për skuadrën e tij në minutën e 59-të të sfidës. Me një goditje spektakolare me të djathtën në hyrje të zonës, Korenica e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. 

Ky ishte goli i parë i shqiptarit të Kosovës, me fanellën e Kluzhit. Kujtojmë që Korenica, u bashkua me skuadrën e re në këtë merkato vere.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"