VIDEO/ Gol spektakolar nga jashtë zonës, Zhegrova “merr për dore” Lilën drejt grupeve të Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2024 | 22:45

VIDEO/ Gol spektakolar nga jashtë zonës, Zhegrova “merr për dore” Lilën drejt grupeve të Champions-it

Edon Zhegrova po kalon një moment të artë te francezët e Lilës. Talenti shqiptar i Kosovës, realizoi një gol me peshë mbrëmjen e sotme, në duelin e kthimit të fazës “Play Off” të Champions-it.

 ZHEGROVA

Në minutën e 77-të, teksa vendasit e Slavias së Pragës po udhëhiqnin me rezultatin 1-0, Zhegrova me një të majtë të kalibruar nga jashtë zonës, e dërgoi topin në cepin e portës, duke vendosur baraspeshën 1-1. 

Vlen të theksohet fakti se Zhegrova gjeti rrugën e rrjetës edhe në duelin e parë që Lilë triumfoi në shtëpi me rezultatin 2-0.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"