VIDEO/ Goleadë bindëse, Egnatia u kthehet fitoreve përballë Bylisit dhe shmang zërat e krizës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 0:10

VIDEO/ Goleadë bindëse, Egnatia u kthehet fitoreve përballë Bylisit dhe shmang zërat e krizës

Egnatia ka marrë një fitore bindëse sot për të lënë pas krahëve humbjen e mesjavës ndaj Vllaznisë. Rrogozhinasit kanë mundur me rezultat të pastër 4-0 Bylisin, në një ndeshje ku treguan potencialin e tyre.

bandicam 2024-09-15 16-01-08-725

Dueli ishte i hapur me raste në të dy portat derisa vendasit gjetën golin e parë me Ahmetajn. Nga ai moment, thuajse u luajt gjithmonë me një portë dhe erdhën me radhë breshëria e golave të tjerë me anë të Xhemajlit, përsëri Ahmetajt e në fund Ndrecës, për të vulosur një sukses shumë bindës që lë pak vende për diskutim.

EGNATIA-BYLIS 4-0
31′, 57′ Ahmetaj, 36′ Xhemajli, 69′ Ndreca

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-0 të Egnatias.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

86’ Aksion i shpejtë i rrogozhinasve me dyshen Lushkja-Kasa në të djathtën, pasimi në qendër gjen devijimin e Fangajt por kjo e fundit nuk ka forcë të mposhtë portierin Hasanbelli.

83’ Aksion i shkëlqyer i Egnatias me Lushkjen i cili nga e djathta gjen Kasën, por gjuajtja e këtij të fundit kalon mbi traversë. (VIDEO)

81’ Mici gabon dhe ia dorëzon topin Jahajas, gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Hasanbelli i cili shpëton portën.

78’ Bruno dhe Sulovari i lënë vendin Micit dhe Mahmutit në radhët e Bylisit.

78’ Fangaj nga e djathta nis një pasim të mirë për Lushkjen, por gjuajtja e këtij të fundit devijohet në këndore.

75’ Ahmetaj dhe Ndreca i lënë vendin Zejnullait dhe Lushkjes në radhët e Egnatias.

72’ Vuthaj dhe Xhoel lënë fushën e lojës për Jahaja dhe Kasën në radhët e Egnatias.

69’ GOOOL EGNATIA! Aksion spektakolar i Ndrecës nga e majta, gjuajtja e tij e fortë vetëm sa devijohet nga Hasanbelli dhe përfundon në rrjetë. (VIDEO)

65’ Recife dhe Neri hyjnë në fushë në vend të Ofori dhe Malomo në radhët e Bylisit.

61’ Vuthaj tenton të hyjë me forcë në zonë nga e majta, në fund sfera shkon në rivënie fundore për miqtë.

57’ GOOOL EGNATIA! Aksion i gjatë i Egnatias me Ndrecën që gjen Fangajn dhe ky i fundit e kthen topin te Ahmetaj. Mesfushori gjuan me kokë dhe gjen rrjetën për herë të dytë në këtë sfidë. (VIDEO)

54’ Uallison nga e majta bëhet problem i vazhdueshëm për prapavijën e skuadrës rrogozhinase.

47’ Ahmetaj nga e djathta nis një pasim të mirë në qendër, Hasanbelli me vështirësi largon rrezikun.

46’ Nis pjesa e dytë më zëvendësime te të dy ekipet. Dulis i lë vendin Malotës në radhtë e vendasve ndërsa te Bylisi është Ruçi i cili merr vendin e Gjatës.

45’+7’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 2-0 për Egnatian.

45’+5’ Vuthaj merr topin në zonë, Bruno e ndal fillimisht e më pas Hasanbelli kontrollon sferën.

45’+1’ Peralta ndëshkohet me kartonin e verdhë për faull ndaj Dylis.

45’ Jepen 6 minuta shtesë.

36’ GOOOL EGNATIA! Pas zhvillimit të një goditje dënimi të harkuar nga Ujka, Xhemajli me kokë çon sferën në rrjetë. Pas 4 minutash pritje, VAR-i konfirmon se goli është i rregullt pasi nuk ka prekje të Ndrecës gjatë aksionit që do ta bënte atë të parregullt. (VIDEO)

32’ Ujka ndëshkohet me karton të verdhë.

31’ GOOOL EGNATIA! Abazaj nuk largon mirë topin dhe Ahmetaj nga një distancë rreth 20 metra lëshon një gjuajtje të pakapshme për Hasanbelli, duke i dhënë avantazhin rrogozhinasve. (VIDEO)

27’ Vuthaj merr topin në kufijtë e zonës nga Ujka dhe gjuan me të majtën, por nuk ia del të gjejë katërkëndorin e portës. (VIDEO)

25’-26’ Momente paniku pas një rrëzimi të Uallison pas një përplasje në duel ajror, por situata normalizohet shpejt dhe loja rifillon.

23’ Ndreca nga e majta nis një pasim të mirë në zonë por askush nuk ia del të devijojë para Hasanbelli. (VIDEO)

18’ Ndreca tenton direkt nga një goditje dënimi, gjuajtja e tij kalon pak mbi traversën e portës së mbrojtur nga Hasanbelli. (VIDEO)

15’ Një pasiguri në prapavijën e Egnatias sjell një gjuajtje me kokë të Gjatës në dyluftim me Dabjanin. Sfera shkon jashtë, por gjithçka bëhet e pavlefshme pasi gjyqtari e vlerëson faull të sulmuesit. (VIDEO)

14’ Predhë e Ndrecës nga e majta, Hasanbelli grushton topin duke e larguar nga zona. (VIDEO)

12’ Ndreca nga e majta gjen Ujkën në hyrje të zonës, topi shkon në duart e Hasanbelli.

9’ Peralta merr fundoren nga e majta, pasimi i tij në qendër devijohet nga Uallison por ky i fundit nuk gjen portën e Dabjanit. (VIDEO)

6’ Panik në prapavijën e Bylisit ku Vuthaj dhe Xhoel nuk ia dalin të përfitojnë nga shpërqendrimi i mbrojtësve të skuadrës mike. (VIDEO)

3’ Bylisi shfaqet menjëherë rrezikshëm me dyshen Gjata-Peralta, por Dobjani u mohon golin. Më pas gjithçka bëhet e pavlefshme për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Rrogozhinë.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dobjani, Dulis, Alijev, Xhemajli, Ndreca, Fangaj, Aleksi, Ahmetaj, Ujka, Xhoel, Vuthaj.
Trajner: Edlir Tetova

BYLIS: Hasanbelli, Bruno, Abazaj, Sulovari, Papa, Ofori, Pëgjoni, Malomo, Peralta, Uallison, Gjata.
Trajner: Emanuel Egbo

Gjyqtar: Klodian Prenga

Asistentë: Ani Koçiaj, Edlir Malo

WhatsApp Image 2024-09-15 at 3.23.43 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"