VIDEO/ Goli “fantazmë”, Besa akuzon arbitrat dhe VAR-in: Topi kaloi 1 metër vijën fatale, por…
Besa e mbylli dje në barazim 0 me 0 përballë Pogradecit. Sfida e javës së 14-të për Kategorinë e Parë në stadiumin “Arena Egnatia” pa dy skuadrat të ndanin pikët.
Klubi kavajas ka shprehur hapur sot pakënaqësitë, për një rast shumë të diskutuar gjatë ndeshjes. Bëhet fjalë për minutën e 74-t, kur Besa pretendon se shënoi dhe goli nuk u akordua.
“Mirmëngjes të gjithëve, përveç arbitrave të VAR-it se ndoshta akoma nuk i ka daleë gjumi. Në video dhe foto duket qartë që topi ka kaluar 1 metër vijën fatale, e pa i gjithë stadiumi por 7 arbitra dhe kamerat e VAR nuk e panë”, shkruhet nga klubi i Besës me videon e rastit të postuar.
Sipas kryesorit Olti Çela dhe asistentit të parë, Aurel Topi, topi u largua nga Hysenllari pa kaluar vijën fatale. Për këtë u vazhdua loja. Në VAR ndodhej Andi Koçi dhe Olsid Ferataj në AVAR, që po ashtu i qëndruan vendimit të arbitrave në fushë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"