VIDEO/ Goli i 5-të në katër ndeshje, Armando Sadiku nuk di të ndalet në Indi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 17:14

VIDEO/ Goli i 5-të në katër ndeshje, Armando Sadiku nuk di të ndalet në Indi

Armando Sadiku po gëzon një formë të shkëlqyer në Indi. Sot ka shënuar golin e pestë personal në Superligën indiane, teksa kjo ishte dhe ndeshja e katërt ku aktivizohej.

armando sadiku

Në javën e pestë, skuadra e tij Goa u mund nga Mumbai Siti me rezultatin 1 me 2. Golin e vetëm Sadiku e shënoi nga penalltia, të cilën e fitoi vetë.

Kujtojmë ndërkohë se Sadiku ka shënuar në të gjitha takimet ku ka luajtur përgjatë kampionatit. 33-vjeç tashmë, por mosha mbetet vetëm një numër.

Goli i Armando Sadikut: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"