VIDEO/ Goli i anuluar i Tiranës, ish-gjyqtari i Superiores bën moviolën: Gaboi anësori      

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 19:36

VIDEO/ Goli i anuluar i Tiranës, ish-gjyqtari i Superiores bën moviolën: Gaboi anësori      

Sfida mes Tiranës dhe Dinamos në Vlorë përfundoi pa gola, 0-0. Në pjesën e dytë të derbit, ishte Soler që gjeti golin me roveshatë për Tiranën, kur luhej minuta e 57-të. Pas rishikimit me VAR për pesë minuta, goli u akordua si i parregullt.

rasti

Ish-gjyqtari i Superiores, Klajdi Kola, analizoi pas ndeshjes rastin:

“Këtu fillimisht ka pasur diskutim ka dalë apo jo topi jashtë vijës fundore. Gjykoj me pamjet që kemi, që nuk ka dalë se duhet të dalë 100% topi nga vija, këtu nuk duket ose nuk e vërtetojmë dot që ka dalë apo jo. Është vonuar për pozicionin e futbollistit të Tiranës, që nuk është i rregullt. Ai që shërbeu me kokë, Zharmuni, numri 99.

Kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje. Këtu kemi gabim të asistentit që ka akorduar gol, në mos gaboj sepse nuk kemi pasur pamje ka akorduar apo jo. Teknologjia ka qartësuar, vetëm ka pasur një kohëzgjatje të madhe dhe nuk e dalluam dot po kontrollohej dalja e topit apo pozicioni jashtë loje”, u shpreh Kola në RTSH, pavarësisht se nga pamjet Zharmuni nuk duket në pozicion jashtë loje.

Moviola e Klajdi Kolës: (VIDEO)

E.LOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"