VIDEO/ Goli i dytë radhazi në kampionat, ish-sulmuesi i Bylisit dhe Dinamos vjen nga stoli dhe bën heroin për ekipin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 22:22

VIDEO/ Goli i dytë radhazi në kampionat, ish-sulmuesi i Bylisit dhe Dinamos vjen nga stoli dhe bën heroin për ekipin e tij

Luis Kaçorri është bërë sot heroi i skuadrës së Bunjodkor në kampionatin e Uzbekistanit, pasi ka qenë ai i cili i ka dhënë fitoren 3-2 skuadrën në transfertën ndaj Lok. Tashkent.

bandicam 2024-10-19 14-59-39-133

Sulmuesi i cili u largua nga Dinamo gjatë verës për të nisur këtë eksperiencë të re larg Shqipërisë, e nisi ndeshjen e sotme nga stoli, për t’u aktivizuar vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Por ai la shenjë me devijimin vendimtar në minutat e fundit, duke çuar sferën në rrjetë për të shënuar golin e fitores 3-2 për ekipin e tij.

SHIH VIDEON

Ky ishe goli i dytë radhazi i Kaçorrit në këtë sezon me fanellën e Bunjodkor në kampionatin uzbek.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"