VIDEO/ Goli i parë i edicionit është vendimtar, mesfushori i harruar nga Kombëtarja shënon kundër ekipit të Gatuzos dhe ruan kreun në Kroaci
Disa vite më parë, Lindon Selahi dukej si një lojtar i cili do të blindonte vendin e tij në radhët e Kombëtares shqiptare të futbollit dhe do të bëhej një emër i rregullt në radhët e saj. Por pas disa ftesave nga Edi Reja, ai u la në harresë dhe nuk ka parë fushën e lojës me kuqezinjtë që nga nëntori 2020, ndërsa ka qenë në stol në ndeshjen e debutimit të Silvinjos ndaj Polonisë.
Megjithatë, futbollisti ka vazhduar në këto vite një karrierë të suksesshme në Kroaci, duke qenë një emër i rëndësishëm i Rijekës, me të cilën sot ka mbrojtur vendin e parë në renditje në një duel kyç përballë Hajduk Splitit të drejtuar nga Rino Gatuzo.
Selahi u bë protagonist në barazimin 2-2 që e nisi si titullar, duke shënuar në startin e pjesës së dytë avantazhin e përkohshëm 2-1 për skuadrën e tij, në vijimin e një goditje dënimi duke gjetur devijimin e duhur në zonë.
SHIH VIDEON
Me këtë barazim, dy skuadrat mbeten në kryesim bashkë në kuotën e 33 pikëve, por me Rijekën që ka një golavarazh më të mirë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"