VIDEO/ Goli i pestë në kampionat, sulmuesi shqiptar i dhuron fitoren… Elfsborgut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 22:03

VIDEO/ Goli i pestë në kampionat, sulmuesi shqiptar i dhuron fitoren… Elfsborgut

Arber Zeneli ishte heroi i Elfsborgut në triumfin 0-1 që skuadra suedeze arriti në transfertë ndaj Halmastadit. Vetëm 3 minuta i mjaftuan shqiptarit të Kosovës, për të tundur rrjetën, gol ky që mbeti në fuqi deri në fundin e sfidës.  

zeneliiii

Zeneli shënoi një gol të bukur në minutën e tretë të ndeshjes, duke konfirmuar kështu formën e tij të mirë në futbollin suedez. 

Ky ishte goli i pestë i Arbër Zenelit me fanellën e Elfsborgut në kampionat. Këtë sezon 29-vjeçari është aktivizuar 19 ndeshjes si dhe ka dhuruar edhe 4 asiste.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"