VIDEO/ Goli i tretë i sezonit, ish-sulmuesi i Shpresave nuk di të ndalet në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2024 | 22:42

VIDEO/ Goli i tretë i sezonit, ish-sulmuesi i Shpresave nuk di të ndalet në Angli

Armando Dobra vazhdon të jetë protagonist në futbollin anglez, ku tani luan në League Tëo, kategorinë e katërt me Çesterfilld. Sulmuesi është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij klubi dhe shpreson ta ndihmojë të ngjitet një hap më lart në fund të këtij sezoni.

dsfsddsffdsfdsfsdfsdfsd

Sot, në ndeshjen në transfertë ndaj Morkamb, Dobra e nisi nga stoli, por u bë protagonist pasi hyri në fushën e lojës. Me një aksion individual ai shënoi golin që çoi shifrat përkohësisht në 4-2 për ekipin e tij që më pas shënoi edhe një gol të pestë për të vulosur fitoren.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i tretë për Dobrën në këtë sezon ku ish-sulmuesi i Shpresave vazhdon të jetë një nga emrat më të spikatur në këtë kategori në futbollin anglez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"