VIDEO/ Guardiola është trajner unik! I jep leksion në fushë sulmuesit kundërshtar që humbi disa raste përballë Mançester Sitit
Pep Guardiola njihet si një trajner unik në futbollin botëror për dëshirën që ka për të përmirësuar lojtarët e tij. Ndodh shpesh që pas ndeshjeve të skuadrave që ka drejtuar, ai ka kaluar sekondat pas vërshëllimës përfundimtare duke i folur ndonjë lojtari për të korrigjuar me shpejtësi ata që ai i vlerëson si gabime të tij. Por ajo që bëri dje pas fitores së Mançester Sitit me shifrat 3-2 ndaj Fullhem, është me të vërtetë unike.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, Guardiola hyri në fushën e lojës dhe iu drejtua jo një lojtari të tij, por Adama Traore të Fullhemit, ai takoi lojtarin spanjoll dhe menjëherë nisi t’i shpjegonte çfarë duhej të bënte në momente të veçanta.
Traore kishte humbur disa mundësi të mira para portës së Sitit në këtë ndeshje dhe Guardiola me sa duket po i shpjegonte se çfarë duhej të kishte bërë për të shënuar përballë skuadrës së tij, në një veprim që është padyshim shumë i pazakontë për çdo trajner në botë. Por jo për Pep Guardiolën…
Pep Guardiola loves football so much that
after Traoré kept missing chances
he went over at full time to
coach the opponent player #pep #pepguardiola #football #futbol #soccer #coach #mancity #genius pic.twitter.com/lKcY6zKyW0— Robert Earnshaw (@RobertEarnshaw) October 5, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"