VIDEO/ Homazhe për “shigjetën”, futbolli shqiptar i jep lamtumirën e fundit Sefedin Brahos
Futbolli shqiptar i dha lamtumirën sot një prej emrave më të mëdhenj të tij, Sefedin Brahos. Ish-futbollisti legjendar i Kombëtares, Luftëtarit dhe Partizanit, u përcoll për në banesën e fundit në një ceremoni homazhesh që u mbajt në Pallatin e Sportit në Gjirokastër.
Nga ora 13:00 deri në 15:00, familjarët, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të FSHF-së, sportdashës dhe banorë të qytetit të gurit u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej ikonave të futbollit shqiptar.
Braho, i njohur me nofkën “shigjeta” për shpejtësinë dhe elegancën e tij në fushë, u nda nga jeta pas disa komplikacioneve shëndetësore. Ai ishte një figurë që spikati në vitet ’70-’80 si një nga lojtarët më të talentuar të kohës.
Gjatë karrierës së tij, ai shkëlqeu me ekipet e Partizanit dhe Luftëtarit, ndërsa me Kombëtaren kuqezi zhvilloi 9 ndeshje dhe shënoi një gol, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"