VIDEO/ Humbi garën për “Këpucën e Artë”, Megi Doçi: Koço Kokëdhima është e keqja e futbollit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 22:22

VIDEO/ Humbi garën për “Këpucën e Artë”, Megi Doçi: Koço Kokëdhima është e keqja e futbollit shqiptar

Hegjemonia e Megi Doçit si sulmuesja më e mirë e kampionatit shqiptar ka marrë fund në këtë sezon, teksa ajo është mundur nga Valentina Troka e Apolonisë. Sulmuesja e skuadrës fierake e mbylli sezonin me 65 gola, ndërsa Doçi me 61 gola, me rokadën e cila ndodhi në javën e fundit.

Megi-Doci-1-750x448

Situatë e cila ka lënë të pakënaqur futbollisten e klubit shkodran, e cila në fund të sfidës së djeshme, pas ceremonisë ku u kurorëzua përsëri si kampione e Shqipërisë, ka akuzuar hapur presidentin e Apolonisë, Koço Kokëdhima. Akuza të cilat lënë të nënkuptohet se ai kishte gisht në këtë garë.

“Është emocion kur merr çmime te tilla, por të them të drejtën për momentin nuk e di nëse jam apo jo golashënuesja më e mirë e kampionatit sepse lojtarja tjetër ka qenë aty pranë. Unë di të them se Megi Doçi e ka treguar veten si tek Vllaznia, si në ekipin kombëtar, e po ashtu edhe në Champions League.

Prandaj nuk më intereson shumë se çfarë bëhet jashtë futbollit. Do të thosha se nëse ka diçka të keqe futbolli shqiptar sot, ai është Koço Kokëdhima. Sa të jetë ai, futbolli në vendin tonë nuk ka për të ecur përpara”, ishin fjalët e Doçit para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"