VIDEO/ Humbja minimale në transfertë, Drita e trajnerit Ramadani lë të hapur kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2024 | 18:59

VIDEO/ Humbja minimale në transfertë, Drita e trajnerit Ramadani lë të hapur kualifikimin

Drita e Gjilanit u mposht pasditen e sotme me rezultatin minimal 1-0 ndaj letonezëve të Auda, në duelin e vlefshëm për raundin e tretë të Ligës së Konferencës, duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket kualifikimit që do të vendoset pas 1 jave në Kosovë. 

AAAAAA

Skuadra e trajnerit Zekerija Ramadani, bëri një paraqitje dinjitoze në përballjen e sotme, por pa mundur të gjente rrjetën. 

Një gol i evitueshëm i minutës së 8-të, i realizuar nga goditja e dënimit nga mbrojtësi Tavares i shkaktoi humbjen skuadrës kosovare, që do të tentojë përmbysjen në duelin e kthimit. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"