VIDEO/ “I ka çu ai plehra”, protestuesit përplasen me sportistët që i sollën medalje Shqipërisë dhe i largojnë nga Bashkia
Sait Prizreni, president i Federatës së Mundjes, Chermen Valiev e Islam Dudaev, mundësit që i dhanë medalje olimpike Shqipërisë, dhe Zelimkhan Abakarov po mundës, si dhe trajnerët Ermal Kryeziu dhe Leonard Çakmashi kanë realizuar një foto para banerit të shpalosur te godina e Bashkisë për mbështetjen e Shqipërisë në Lojërat Olimpike.Por gjatë tubimit të radhës së opozitës, disa protestues të PD-së, janë përplasur dhe kanë larguar nga ambientet para Bashkisë, medalistët e Parisit .
Siç duket edhe në pamje, protestuesit largojnë medalistët olimpikë, ndërsa protagonist në video është edhe Sali Lusha. Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha dëgjohet duke bërtitur.
‘I ka çu ai plehra… i ka çu… i përdorin…!’- dëgjohet të thotë Sali Lusha. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"