VIDEO/ I kalon topin fëmijëve të tij, Marcelo var këpucët në gozhdë: Mund të them se jam madrilen i vërtetë
Marcelo var këpucët në gozhdë pas 20 vitesh në futboll. Ish-mbrojtësi brazilian e njoftoi vendimin këtë të enjte.
36-vjeçari poston një video në rrjetet sociale ku tregon si nisi gjithçka dhe trofetë e fituar. 6 herë La Liga, 5 Champion, 3 Superkupa të Europës, 1 Kupë e Libertadores dhe 1 Kupë e Konfederatave janë vetëm disa prej trofe të fituar prej Marcelos.
“Dashuria ime për futbollin vjen nga gjyshi. Ai dëshironte të bëhesha futbollist profesionist dhe bëra gjithçka për ta bërë të mundur. Kur isha 18-vjeç,
Real Madrid më kërkoi dhe lëviza. Mund të them se jam një madrilen i vërtetë, kam krijuar një familje me gruan time”, u shpreh ai ndër të tjera në videon e postuar.
Në fund Marcelo shfaqet duke i pasuar djemve të tij topin ku thotë se historia e Marcelos vazhdon.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"