VIDEO/ Iliria publikon provat për golin e anuluar në ndeshjen ndaj Luzit: Ndjehemi të vjedhur
Ndeshja e Grupit A të Kategorisë së Dytë mes Ilirisë dhe Luzit, është mbyllur me barazimin 1-1 mes polemikash për një gol të anuluar për ekipin e Fushë Krujës.
Likaj kishte shënuar në minutën e 88 po goli u anulua, duke sjellë protesta të shumta të vendasve me ndeshjen që u ndërpre për më shumë se 30 minuta.
Pas ndeshjes, Iliria ka publikuar në rrjetet sociale videon e atij goli që iu anulua, me një reagim ku theksonte se do i drejtohej organeve përkatëse për “vjedhjen” që i ishte bërë.
REAGIM
KF Iliria shpreh keqardhjen për një gol të anuluar në minutën 88, që ishte dhe goli i fitores së takimit të sotëm.
Këtë e kemi edhe të faktuar me video që mund të gjykojë kushdo!
KF Iliria ndjehet e vjedhur sot nga kjo treshe arbitrash Ditmar Grimci, Elvis Gjoka, Ardit Cobaj.
Do raportojmë dhe faktojmë pranë organeve kompetente videon dhe fjalët e thëna nga arbitri kryesor gjatë ndeshjes.
SHIH GOLIN E ANULUAR
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"