VIDEO/ Ish-sulmuesi i Dinamos nuk di të ndalet, goli i tretë radhazi me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 16:25

VIDEO/ Ish-sulmuesi i Dinamos nuk di të ndalet, goli i tretë radhazi me skuadrën e re

Luis Kaçorri është ambientuar shumë shpejt me kampionatin uzbek të futbollit, ku u lë shenjë me ekipin e Bunjodkor, ku u transferua gjatë kësaj vere.

bandicam 2024-10-27 16-08-42-341

Ish-sulmuesi i Bylisit dhe Dinamos ka shënuar sot gol në ndeshjen e tretë radhazi, duke u treguar menjëherë si një nga golashënuesit më efektiv të kampionatit, ndonëse nuk ka filluar ndeshjet e fundit nga minuta e parë.

I aktivizuar përsëri si zëvendësues në ndeshjen kundër Sogdiana, Kaçorri hyri në fushë në minutën e 56-të, ndërsa vetëm 15 minuta më vonë tundi rrjetën. Pas një goditje dënimi ai kontrolli topin në zonë dhe lëshoi një gjuajtje të fortë që u ndal në rrjetën e portës kundërshtare, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 skuadrës së tij në ndeshjen që përfundoi 1-1.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"