VIDEO/ Jo vetëm Koreja e Jugut, nga Kupa e Azisë eliminohet dhe pretendenti tjetër kryesor. Finale surprizash
Surpriza e radhës ka ndodhur në Kupën e Azisë. Pas eliminimit të Koresë së Jugut në gjysmëfinalen e parë, skuadra e radhës që ka avancuar në finalen e madhe është Katari, i cili ka mposhtur Iranin me rezultatin 2-3.
Sfida nisi mjaft mirë për pretendentët që ishte Irani, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 4’ me anë të Azmun, por sfida u barazua pas 13 minutash nga Abdulsallam. Më pas ishte Afif ai që përmbysi rezultatin në fundin e pjesës së parë.
Një penallti e shndërruar në gol në minutën e 51’ nga ana e Jahanbakhsh rivendosi baraspeshën, por ishte Ali Almoez ai që kaloi sërish në avantazh organizatorët në minutën e 82’.
Kështu Katari do të përballet me Jordaninë në finalen e madhe të 10 shkurtit që do të luhet në Lusail.
REZULTATI:
IRAN 2-3 KATAR
Azmun 4’, Jahanbakhsh (P) 51’ / Abdulsallam 17’, Afif 43’, Ali Almoez 82’
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"