VIDEO/ Juventusi e nis me fitore bindëse Ligën e Kampioneve, edhe Aston Vila shënon tre në transfertë
Juventusi e ka nisur me këmbën e mbarë këtë edicion në Ligën e Kampioneve, teksa ka fituar ndeshjen e parë në shtëpi përballë holandezëve të PSV.
Skuadra e Tiago Motës dominoi sfidën përballë holandezëve teksa kërkoi dhe gjeti golin me Jilldiz i cili tregoi se meriton të mbajë fanellën me numrin 10 duke shënuar një gol “alla Del Piero” në ndeshjen e tij të parë në këtë turne. Pak minuta më vonë ishte MekKeni i cili dyfishoi shifrat duke i dhënë qetësinë italianëve.
Në pjesën e dytë ishte Niko Gonzalez ai i cili shënoi një tjetër gol, ndërsa Vlahoviç shpërdoroi raste të shumta deri në fundin e ndeshjes, kur miqtë shënuan golin e nderit me Saibari.
Ndërkohë, në sfidën tjetër, edhe Aston Vila ka shënuar 3 gola në transfertën ndaj Jang Bojs, duke nisur mjaft mirë këtë edicion të turneut.
REZULTATET
JUVENTUS-PSV 3-1
21′ Jilldiz, 27′ MekKeni, 52′ Niko Gonzalez / 90’+3′ Saibari
GOLI I SAIBARI (VIDEO)
GOLI I NIKO GONZALEZ (VIDEO)
GOLI I MEKKENI (VIDEO)
GOLI I JILLDIZ (VIDEO)
JANG BOJS – ASTON VILA 0-3
27′ Tielemans, 38′ Ramsej, 86′ Onana
GOLI I ONANA (VIDEO)
GOLI I RAMSEJ (VIDEO)
GOLI I TELEMANS (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
JUVENTUS-PSV
JANG BOJS-ASTON VILA
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"