VIDEO/ Katër gola të shënuar, dy të anuluar dhe emocione deri në sekondën e fundit, Vllaznia dhe Partizani e mbyllin me barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 0:10

VIDEO/ Katër gola të shënuar, dy të anuluar dhe emocione deri në sekondën e fundit, Vllaznia dhe Partizani e mbyllin me barazim

Vllaznia dhe Partizani kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të javës së 10-të, duke dhuruar një shfaqje mjaft interesante në “Loro Boriçi” në barazimin 2-2.

464674364_1095045429296801_1371476494487820819_n

Dy skuadrat kanë dhuruar një përballje shumë të luftuar teksa gjetën të dyja rrjetën në pjeën e parë pas goditjeve standarte, me Mba në njërën anë dhe Stojanoviç në tjetrën.

Mala në startin e fraksionit të dytë të lojës shënoi një supergol për të kaluar vendasit në avantazh, ndërsa ata shpërdoruan raste të tjera për shënim. Por minuta e fundit ishin të gjitha të Partizanit që kërkoi me ngulm golin derisa mposhti Qarrin përsëri me Mba, për të regjistruar barazimin 2-2 me të cilin u mbyll dueli.

VLLAZNIA-PARTIZANI 2-2
42′ Stojanoviç, 51′ Mala / 15′, 90’+2′ Mba

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin 2-2.

90’+5’ Mba shënon pas një kundërsulmi në të majtën, por këtë herë është në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

90’+4’ Delaj dhe Dodaj bëjnë rokadën e zakonshme te Vllaznia.

90’+2’ GOOOL PARTIZANI! Taipi harkon në mënyrë mjeshtërore në qendër ku Mba me kokë mposht Qarrin (VIDEO)

89’-90’+2’ Taipi harkon një goditje nga këndi, Mba gjuan me kokë por gjen përgjigjen e shkëlqyer të Qarrit. Të kuqtë kërkojnë penallti për një mbajtje të Gurishtës ndaj Sembene. Pamjet shihen nga VAR dhe loja vazhdon rregullisht. (VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

85’ Bajrami merr vendin e Juriç të dëmtuar në radhët e Vllaznisë.

84’ Në goditjen nga këndi është Preka i cili gjuan me kokë, pro nuk gjen portën shkodrane. (VIDEO)

83’ Mba shmang Juriç dhe shfaqet para Qarrit, i ndalur nga ndërhyrja e portierit. (VIDEO)

81’ Qirko detyrohet të devijojë në këndore një harkim në zonë të devijuar me kokë nga Preka, për të shmangur autogolin. (VIDEO)

80’ Bytyçi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Dodajt. (VIDEO)

78’ Gruda merr vendin e Kahrimanoviç në radhët e Vllaznisë.

77’ Rrapaj lëshon një gjuajtje të fortë diagonale nga e majta, sfera shkon jashtë me shtyllën e largët. (VIDEO)

75’ Përsëri Bintsuka është ai që shfaqet rrezikshëm në të djathtën, gjuajta e tij shkon direkt në duart e Qarrit. (VIDEO)

73’ Keko merr vendin e Carës në radhët e Partizanit.

73’ Predhë e Bintsuka nga jashtë zonës. Qarri devijon sferën mbi traversë. (VIDEO)

68’ Balaj tund rrjetën e portës së Partizanit, por festa ndalet nga pozicioni jashtë loje i Kahrimanoviç gjatë aksionit. (VIDEO)

65’ Qirko i mohon golin e tretë shkodranëve, pasi ndal një gjuajtje me kokë të Dodajt pas krosimit të Gurishtës. Balaj më pas sheh gjuajtjen e tij të bllokohet nga mbrojtësit. (VIDEO)

64’ Situata zhvendoset shpejt në portën tjetër ku Rrapaj tenton nga një pozicion diagonal, por sfera ndalet në rrjetën e jashtme. (VIDEO)

63’ Mala shpërthen në të majtën, mbrojtësit e Partizanit e ndalin me vështirësi pranë fundores.

62’ Bytyçi nga e djathta merr fundoren, por gabon plotësisht krahasimin duke e kaluar mbi portë.

59’ Buxhelaj, Bintsuka dhe Taipi hyjnë në fushë në radhët e Partizanit në vend të Zekës, Osmanllarit dhe Mehmetit.

51’ GOOOL VLLAZNIA! Supergol i Malës i cili merr topin para zonës dhe lëshon një gjuajtje të pakapshme për Qirkon. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me Malën në vend të Salës në radhët e Vllaznisë.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Një goditje dënimi e Rrapajt gjen Mehmetin në zonë por gjuajtja e mesfushorit është e lehtë dhe shkon në duart e Qarrit.

42’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një goditje dënimi të harkuar nga Kahrimanoviç, Stojanoviç me kokë gjen rrjetën duke barazuar shifrat. (VIDEO)

38’ Qato provon nga distanca, pa shumë sukses me sferën që shkon jashtë.

37’ Kahrimanoviç i vjedh topin Sembene në fundore, por pastaj nuk pason siç duhet drejt Qatos..

33’ Loja ndërpritet vazhdimisht nga faullet e shumta, duke sjellë edhe irritimin në tribuna.

28’ Aksion i shpejtë i Balajt, ndërhyrja e Sembene ndal shpërthimin e tij drejt portës së të kuqve.

24’ Partizani qarkullon topin para zonës së shkodranëve por çdo tentativë për të çuar sferën drejt portës ndalet nga mbrojtja e kuqebluve.

20’ Shkodranët e tronditur nga goli bëjnë gabime radhazi në pasime të thjeshta, duke sjellë edhe kontestime nga tifozët e tyre.

15’ GOOOL PARTIZANI! Pas një goditje nga këndi, Preka gjuan dhe godet shtyllën, Mba i vetëm para portës shtyn sferën e kthyer në rrjetë mes protestave të kuqebluve që kërkojnë faull ndaj portierit. VAR-it i duhen dy minuta për të verifikuar të gjitha situatat gjatë aksionit dhe për ta cilësuar si gol të rregullt. (VIDEO)

14’ Mba në të majtën shmang Stojanoviç, por pastaj mbrojtësi kthehet dhe devijon ën këndore pasimin e tij.

13’ Kahrimanoviç rrezikon shumë duke shkaktuar faull në kufijtë e zonës. (VIDEO)

10’ Rrapaj harkon një goditje dënimi në zonën e kuqebluve, por askush nuk devijon dhe topi shkon në fundore.

7’ Rrapaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Gurishtës.

2’ Aksion i shpejtë në të djathtën i Partizanit, topi në qendër shkon drejt Mba, por askush nuk devijon dhe sfera ndalet në duart e Qarrit.

1’ Gurishta nga e djathta harkon në zonë. largon mbrojtja e të kuqve.

1;’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri,, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Krymi, Sala, Qato, Kahrimanoviç, Dodaj, Balaj.
Trajner: Tomas Brdariç

PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Preka, Sembene, Osmanllari, Ismaili, Mehmeti, Rrapaj, Zeka, Cara, Mba.
Trajner: Aleksandar Veselinoviç

WhatsApp Image 2024-10-26 at 7.44.47 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"