VIDEO/ Kore për zikaltrit, ofendime dhe gishtat lart për bardhezinjtë. Ja si priten Interi dhe Juventusi para stadiumit ”San Siro”
Interi dhe Juventusi përballen sot në “San Siro” në një ndeshje shumë të ndezur që përjetohet nga tifozeritë e të dy skuadrave. Dhe kjo shihet edhe nga atmosfera e krijuar para stadiumit në pritje të skuadrave.
Tifozët e Interit kanë rrethuar impiantin për të pritur ekipet dhe entuziazmi ka qenë në maksimum në momentin kur para tyre ka kaluar autobusi me lojtarët zikaltër, të pritur me duartrokitje të shumta e kore.
🇮🇹🚌 L’arrivo dell’#Inter allo Stadio Giuseppe Meazza. [@junews24com]
🇮🇹 #InterJuve pic.twitter.com/yEiC6LZYgY
— Around Juventus (@AroundJuventus) October 27, 2024
Por një atmosferë shumë armiqësore priti autobusin e Juventusit kur ai mbërriti pranë stadiumit, me vërshëllima, sharje e gjeste ofenduese ndaj bardhezinjve që po i drejtoheshin “San Siros” për kryendeshjen e kësaj jave në Serinë A.
🚌 #InterJuve – L’arrivo del pullman della #Juventus al Meazza 🔥🔥 🎥 @GiokerMusso pic.twitter.com/8W9peFohiS — calciomercato.it (@calciomercatoit) October 27, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"