VIDEO/ Laçi gjen fitoren e parë këtë sezon dhe del nga kriza, trajneri Moriero debuton me triumf kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2024 | 0:03

VIDEO/ Laçi gjen fitoren e parë këtë sezon dhe del nga kriza, trajneri Moriero debuton me triumf kundër Vllaznisë

I’u nevojitën 9 javë dhe një trajner i ri që Laçi të merrte fitoren e parë në Superiore.bandicam 2024-10-19 15-52-59-511Sfida u zhbllokua në minutën e 18-të ku portieri Dajsinani shkaktoi autogol duke kaluar në avantazh Vllazninë. Baraspesha u kthye në minutën e 45-të nga Enriko Papa. Kështu u mbyll pjesa e parë e sfidës.

Në 45 minutat e dyta, kurbinasit nuk i lanë asnjë hapësirë shkodranëve. Ata shënuan dy gola për 3 minuta me Mjakin dhe Melon. Pavarësisht tentativave për gola të tjerë sfida u mbyll me shifrat 3-1 për Laçin.

Kështu trajneri Moriero e nis si duhet punën e tij duke debutuar me fitore

LAÇI 3-1 VLLAZNIA

45′ Papa, 53′ Mjaki, 56′ Melo/ 18′ Dajsinani (AU)

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbyllet sfida, fiton Laçi!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89’ Kahrimanoviç largohet nga fusha, ka minuta për Podrimcakun.

86’ Tresa nuk përfiton nga gabimi i portierit Qarrit për të shënuar golin e 4-të. (VIDEO)

85’ Tresa ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Jagos.

74′ Largohet Sala, ka minuta për Tafilin,

68’ Qato provon nga distanca, por topi përfundon në duart e Dajsinanit. (VIDEO)

63′ Mjaki nuk e vazhdon dot më lojën dhe del jashtë, ai zëvendësohet nga Konate.

62’ Kofi avancon me topin drejt portës dhe gjuan me të djathtën, por sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

57′ Dy zëvendësime te Vllaznia! Largohen Delaj dhe Bajrami, në lojë futen Zaganjori dhe Pusi.

56′ GOOOL LAÇI 3-1/ Vendasit të papërmbajtshëm, vjen goli i tretë nga Melo i cili realizon në mënyrë fantastike pas një asisti të shkëlqyer nga Mjaki. (VIDEO)

53′ GOOOL LAÇI 2-1/ Kurbinasit e nisin mirë pjesën e dytë, Mjaki shënon golin e përmbysjes së rezultatit. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë e sfidës.

45’+5′ Pjesa e parë në Laç mbyllet në barazimin 1-1!

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

43-46 GOOOL LAÇI 1-1/ Pas konsultimeve me dhomën e VAR-it, arbitri jep konfirmimin që goli i realizuar nga Enriko Papa është i vlefshëm. (VIDEO) (VIDEO)

42′ Bajrami shkakton faull ndaj Mjakit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

36’ Kofi shkakton faull nga Juriç dhe Qarrit, goli nuk vlen për vendasit. (VIDEO)

33’ Sala pretendon për një prekje të topit me dorë nga futbollisti i Laçit por pas verifikimit në VAR, arbitri vijon lojën. (VIDEO)

31’ Melos i vjen një top i gjatë në zonë, por Jago ia rrëmben në kohën e duhur.

27’ Kahrimanoviç gjuan nga goditja e dënimit dhe topi i kthehet pas Jagos, ky i fundit kërcënon Dajsinanin me një të majtë potente. (VIDEO)

24’ Qato merr një top të bukur dhe vijon të avancojë drejt portës por në fund gabon.

18’ GOOOL VLLAZNIA 0-1/ Delaj pason për Salën i cili gjuan drejt portës së Dajsinanit, ky i fundit shkakton autogol. (VIDEO)

13’ Ka tension mes Melos dhe Juriç, arbitri qetëson gjakrat mes lojtarëve. (VIDEO)

10′ Dodaj rrëzohet në zonë, por trajneri vijon lojën edhe pas konsultimit me VAR-in. (VIDEO)

7’ Sala përfiton nga gabimi i Manellarit dhe gjuan me të djathtën, por Dajsinani bën detyrën. (VIDEO)

5’ Miqtë patën një mundësi të mirë për të gjetur avantazhin por nuk e shfrytëzuan si duhet. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Tresa, Kofi, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Papa, Da Lima

Trajner: Françesko Moriero

VLLAZNIA: Qarri, Sala, Juriç, Bajrami, Jago, Qato, Krymi, Kahrimanoviç, Delaj, Dodaj, Mala

Trajner: Tomas Brdariç

WhatsApp Image 2024-10-19 at 12.52.15 (1)

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"