VIDEO/ Laçi merr zemër nga fitorja ndaj Vllaznisë, fillon përgatitja për Tiranën: Nuk ka pushim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2024 | 13:52

VIDEO/ Laçi merr zemër nga fitorja ndaj Vllaznisë, fillon përgatitja për Tiranën: Nuk ka pushim

Laçit i mungonte një fitore këtë sezon dhe e mori ndaj Vllaznisë. Në javën e nëntë, bardhezinjtë mposhtën 3-1 me përmbysje shkodranët.

bandicam 2024-10-20 13-45-58-331

Dhe kohë për pushim nuk ka. Klubi i Laçit ka ndarë një video nga seanca e sotme e stërvitjes shoqëruar me shkrimin: “Nuk ka pushim”.

Kundërshtari i radhës është Tirana në sfidën që pritet më 25 tetor ora 17:00. Këto të fundit janë klubi pritës në ndeshjen që mbetet për t’u parë ku do të luhet.

Momente të stërvitjes, postuar nga Laçi: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"