VIDEO/ Laçi protagonist me asist, Rrahmani dhe Krasniqi tundin rrjetën! Shqiptarët bëjnë “ligjin” te Sparta e Pragës
Sparta e Pragës ka siguruar kualifikimin për 1/8-at e Kupës së Çekisë teksa ka mposhtur me shifrat e thella 4-0 Brnonë. Një kontribut të rëndësishëm në këtë kualifikim e kanë dhënë edhe tre futbollistë shqiptar.
Goli i parë i takimit mban auturësinë e njërit prej tyre. Në minutën e 40-t= Ermal Krasniqi zhbllokoi rezultatin pas një asisti të marrë nga Qazim Laçi.
Pas golit të tij, ishin Pesek në minutën e 65-të që shënoi pas asistit të Krasniqit dhe Danek që gjeti rrugën për Spartën duke ngritur shifrat në 3-0.
Ndërkohë shifrat përfundimtare në 4-0 do t’i dërgonte një tjetër lojtar shqiptar. Këtë herë ishte Albion Rrahmani ai që shtoi emrin e tij në listën e golashënuesëve, teksa arriti të shndërronte me sukses në gol një 11 metërsh në minutën e 80 të takimit.
ASISTI I LAÇIT PËR KRASNIQIN: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"