VIDEO/ Lacio konfirmohet pretendente, u bashkohet katër skuadrave që ndajnë vendin e dytë në Serinë A
Lacio ka konfimruar edhe një herë se është kthyer në një ekip pretendent për pozitat më të larta në Serinë A, duke mundur me shifrat 3-0 Bolonjën.
Skuadra e drejtuar nga Barone, ka dominuar takimin në fushën e vet, duke marrë një ndihmë edhe nga miqtë pasi Pobega i la me 10 lojtarë që në minutën e 35-të kur u ndëshkua me të kuq.
Nëse pjesa e parë u mbyll pa gola, në të dytën dominimi numerik i Lacios solli edhe tundjen e rrjetës. Gigo ishte ai i cili shënoi i pari e më pas ishin edhe Zakanji e Dele-Bashiru të cilët vulosën suksesin bindës 3-0.
Kësisoj, Lacio i bashkohet Atalantës, Interit dhe Fiorentinës në vendin e dytë në klasifikimin e kampionatit, vetëm një pikë pas Napolit kryesues.
Goli i Gigot (VIDEO)
Goli i Zakanjit (VIDEO)
Goli i Dele-Bashiru (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"