VIDEO/ Lukaku shkëlqen me gol dhe dopietë asistesh, Napoli i jep “leksion” Kaljarit të Alen Sherrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 20:12

VIDEO/ Lukaku shkëlqen me gol dhe dopietë asistesh, Napoli i jep “leksion” Kaljarit të Alen Sherrit

Triumf spektakolar i Napolit! Skuadra e Antonio Kontes, mposhti me rezultatin 0-4, Kaljarin e Alen Sherrit, me portierin shqiptar që e ndoqi ndeshjen nga stoli. 

lukaku kvara

Protagonist absolut i sfidës u bë sulmuesi Romelu Lukuaku, që dhuroi 2 asiste, si dhe shënoi golin e tretë të sfidës. 

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, falë golit të Di Lorencos, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, blutë e Kontes, shënuan plot 3 herë me Kvaratskhelian, Lukakun dhe Bonxhornon.  

Me këtë fitore, Napoli u ngjit në kuotën e 9 pikëve në 4 javë. Sfidën e radhës do e luajnë në transfertë ndaj Juventusit, ndërkohë që Kaljarit pret Empolin.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"