VIDEO/ Mitaj gradohet titullar tek Al Itihad, skuadra e futbollistit shqiptar triumfon me përmbysje në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 22:03

VIDEO/ Mitaj gradohet titullar tek Al Itihad, skuadra e futbollistit shqiptar triumfon me përmbysje në kampionat

Al Itihadi i Mario Mitajt mposhti me përmbysje 4-1 skuadrën e Al Khalej, në duelin e vlefshëm për javën e 5-të në Arabinë Saudite. 

MITAJ2

Futbollisti kuqezi, u aktivizua si titullar në këtë përballje, teksa ndryshe nga Kombëtarja që luan në krahun e majtë, te skuadra e tij e re është pozicionuar i mesfushor para mbrojtjes, në skemën 4-2-3-1. 

WhatsApp Image 2024-09-27 at 22.02.28

Mitaj luajti gjatë gjithë takimit, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për miqtë, ndërkohë që në fragmentin e dytë, Al Itihadi shënoi 4 herë me Benzema, Aouar, Bervajn dhe Al Ghamdi.  Kjo ishte fitorja e 4 në pesë javë për skuadrën e futbollistit shqiptar.  

GOLAT E AL ITIHAD: VIDEO + VIDEO + VIDEO + VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"