VIDEO/ Mara protagonist me asist, Dinamo Batumi surprizon pretendentët për titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 21:00

VIDEO/ Mara protagonist me asist, Dinamo Batumi surprizon pretendentët për titullin kampion

Uerdi Mara ishte protagonist në triumfin 1-2 që Dinamo e Batumit arriti në transfertë ndaj Dila Gori, skuadrës pretendentë për të fituar titullin kampion këtë sezon. 

bandicam 2024-09-27 20-37-46-423

Ish-mesfushori i Skënderbeut, dhuroi një asist mjaft të bukur me të majtën nga goditja e dënimit në minutën e 69-të të sfidës për Mujirin që goditi saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën. 

Ky ishte asisti i dytë në 19 ndeshje për Marën, i cili gjithashtu ka realizuar edhe 3 gola këtë edicion.  

Vlen të theksohet fakti se Dila Gori renditet në vendin e dytë, me 51 pikë, 3 më pak se Torpedo Kutaisi që kryeson, pas humbjes që Dila Gori pësoi mbrëmjen e sotme. Ndërkohë në krahun tjetër Dinamo Batumi e Marë, renditet në vendin e katërt me 39 pikë.  

ASISTI I MARËS: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"