VIDEO/ Mbape shënon dopietë në 2 minuta, PSG-ja “hipotekon” titullin e 11-të në histori
Mungon vetëm “vula”, teksa PSG-ja mund të thuhet se ka “hipotekuar” titullin e 11-të në histori. Në javën e 36-të të elitës së futbollit francez, skuadra pariziene mposhti me rezultatin 1-2 Okserin duke ruajtur diferencën prej gjashtë pikësh me Lensin e vendit të dytë.
Ishte Kilian Mbape heroi i mbrëmjes së sotme për skuadrën e Galtier. Ylli francez realizoi dopietë në harkun kohor të 2 minutave (6 dhe 8).
Në dy javët e mbetura të Ligue 1, është thjesht një skenar i pabesueshëm që Parisi t’i humbë madje me rezultat të thellë sfidat me Strasbourgun dhe Klermont dhe Lensi t’i fitojë bindshëm përballjet me Ajaçion dhe Okserin, që Mbape me shokë të humbin titullin për arsye golaverazhi. Momentalisht golavarazhi i PSG-së është +50, ndërsa i Lensit +34.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"