VIDEO/ Mbrëmje magjike për sulmuesin shqiptar, e nis sezonin me gol te skuadra angleze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 21:56

VIDEO/ Mbrëmje magjike për sulmuesin shqiptar, e nis sezonin me gol te skuadra angleze

Armando Dobra e ka nisur sezonin në mënyrë më të mirë të mundshme me anglezët e Çesterfilld, në Ligën e Dytë. Sulmuesi shqiptar, shënoi golin e parë për skuadrën e tij në këtë edicion. 

dobra

Dobra arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 15-të të sfidës ndaj Suindon e vlefshme për javën e parë të kampionatit, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Shqiptari në sezonin e kaluar ishte një ndër më të dalluarit te Çesterfildi, duke shënuar plot 10 gola, teksa ndihmoi skuadrën të ngjitej në Ligën e Dytë. Gjasat janë të mëdha, që Dobra të jetë protagonist edhe në këtë edicion.  

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"