VIDEO/ Me shiritin e kapitenit në krah, Uzuni bën liderin te Granada! Sulmuesi shqiptar shkëlqen sërish në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2024 | 20:36

VIDEO/ Me shiritin e kapitenit në krah, Uzuni bën liderin te Granada! Sulmuesi shqiptar shkëlqen sërish në kampionat

Pas 2 golave radhazi, Myrto Uzuni ishte sërish protagonist te skuadra e Granadës, teksa asistoi në golin e parë, në duelin ndaj Burgos, ku skuadra e talentit beratas, barazoi në transfertë me rezultatin 2-2. 

 uzniiii

Ishte pikërisht Myrto Uzuni ai që “gatoi” golin e parë për të tijët. Në minutën e 51-të të sfidës, sulmuesi i Kombëtares shqiptare dha një pasim për Tsitaishvili, me këtë të fundit që dërgoi topin në fundin e rrjetës. 

Në rolin e kapitenit dhe me numrin 10 në fanellë, Uzuni vazhdon që të jetë një nga pikat kyçe të ekipit spanjoll. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"