VIDEO/ Merr fund pritja prej 11 muajsh, Sherif Kallaku tund përsëri rrjetën në Rumani
Sherif Kallaku është kthyer në vitin e fundit në një prej lojtarëve të rëndësishëm të klubit të Sepsi në kampionatin rumun të futbollit. Por raporti i mesfushorit me golat nuk ka qenë më i miri i mundshëm në radhët e klubit rumun.
Ai kishte që nga janari i këtij viti pa tundur rrjetën në ndeshje zyrtare, një pritje e gjatë që ka marrë fund sot, në ndeshjen e Kupës që skuadra e tij luajti në transfertë ndaj CSM Resita. Futbollisti shqiptar gjeti rrugën e rrjetës duke barazuar përkohësisht shifrat në minutën e 50 me një goditje të saktë në hyrje të zonës, duke mos i lënë kohë portierit të reagonte, pas një aksioni që e nisi dhe e finalizoi ai.
SHIH VIDEON
Për fat të keq, ky gol nuk i shërbeu Sepsit, pasi ai u mund me shifrat 3-1 dhe mbetet në vendin e fundit në grupin e tij në fazën kualifikuese të Kupës së Rumanisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"