VIDEO/ Moment special për Teo Hernandez, mbrojtësi francez barazon… Maldinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 23:15

VIDEO/ Moment special për Teo Hernandez, mbrojtësi francez barazon… Maldinin

Milani mposhti me rezultatin 3-0, Leçen në duelin e vlefshëm për Serinë A. Rrugën e rrjetës te kuqezinjtë mbrëmjen e sotme e gjeti edhe mbrojtësi francez, Teo Hernandez. 

TEO

Falë golit të tij kundër Leçes, Teo ka barazuar Paolo Maldinin (29 gola) si mbrojtësi me më shumë gola të shënuar për Milanin në historinë e Serisë A. 

GOLI I TEOS: VIDEO 

Gjasat janë të mëdha që Teo shumë shpejt ta kalojë legjendën italiane në duelet në vijim, për sa i përket golave të shënuar në Serinë A.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"