Postuar: Shkurt 12, 2024 | 0:00
VIDEO/ Moti i keq në Korçë, dy futbollistë të Skënderbeut dhe Kukësit dërgohen me urgjencë në spital
Moti i keq pushtoi Korçën gjatë ndeshjes Skënderbeu-Kukësi.
Pas përfundimit të sfidës, dy futbollistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mire.
Mësohet se Randi Dumfur i Skënderbeut dhe Kleandro Lleshi i Kukësit kanë pasur hipotermi (ulja e temperaturës trupore), por gjendja e tyre është e stabilizuar tashmë. Të dy futbollistët shkuan me urgjencë në spital për kontroll të imtësishëm.
LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"