VIDEO/ Moviola e Laçi-Vllaznia, dyshime për golin e parë të kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2024 | 18:29

VIDEO/ Moviola e Laçi-Vllaznia, dyshime për golin e parë të kurbinasve

Ka një moment të dyshimtë për sa i takon gjykimit të ndeshjes mes Laçit dhe Vllaznisë ku kryesor ishte Ardian Beqiraj dhe në VAR Albert Doda.

viz

Bëhet fjalë për rastin e golit të barazimit të Laçit në fundin e pjesës së parë, të kontestuar fort nga shkodranët dhe të konfirmuar edhe nga VAR-i. Të gjithë lojtarët janë në zonën e Vllaznisë, topi krosohet aty dhe janë tre momente që duhen marrë në konsideratë për pozicionin e lojtarëve kurbinas, para se Papa ta dërgojë topin në rrjetën e Qarrit.

Në dy momentet e para aksioni duket i rregullt, por ka dyshime për Papën në rastin e tretë, kur ai merr topin dhe shënon.

43-46 GOOOL LAÇI 1-1/ Pas konsultimeve me dhomën e VAR-it, arbitri jep konfirmimin që goli i realizuar nga Enriko Papa është i vlefshëm. (VIDEO) + (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"