VIDEO/ Mungonte që në korrik nga dëmtimi, Ibrahimoviçi shqiptar kthehet me gol në radhët e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 21:29

VIDEO/ Mungonte që në korrik nga dëmtimi, Ibrahimoviçi shqiptar kthehet me gol në radhët e Bajernit

Arijon Ibrahimoviç kthehet përsëri në fushën e lojës dhe të bëjë atë që di më mirë, të shënojë gola. Sulmuesi 18-vjeçar shqiptar ka lënë më në fund pas krahëve dëmtimin që e kishte shqetësuar që nga muaji korrik, për t’u kthyer sot në fushë dhe për të lënë shenjën e tij me një gol me fanellën e Bajern Mynih.

ibrahimovic

Ibrahimoviç u kthye nga huazimi te Frozinone në Serinë A dhe pritej të ishte një nga emrat që Kompani do të kishte në vëmendjen e tij në këtë edicion te bavarezët. Por dëmtimi komplikoi gjithçka dhe djaloshit shqiptar i desh të qëndronte për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës,

Klubi e dërgoi atë të fitonte minuta dhe ritëm loje me ekipin e dytë në ligën rajonale dhe ai nuk zhgënjeu në ndeshjen e sotme ndaj Ilertisen. Në fundin e pjesës së parë, Ibrahimoviç kontrolloi mirë një pasim të gjatë, duke ndalur sferën dhe duke e dërguar atë pas krahëve të portierit me një gjuajtje të saktë në kufijtë e zonës.

SHIH VIDEON

Një kthim i suksesshëm për djaloshin shqiptar i cili shpreson të kthehet sa më shpejt në formën më të mirë fizike dhe të bindë Kompani që t’i japë minuta edhe me ekipin e parë.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"