VIDEO/ Napoli me hap kampioni, Lukaku dhe Kvara hedhin “K.O” Milanin në “San Siro”
Napoli i Antonio Kontes po kalon një moment të artë në Serinë A, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Milanin me rezultatin 0-2 në “San Siro”, duke i shkaktuar humbjen e tretë në 9 javë kuqezinjve të Fonsekës.
Golat e Lukakut dhe Kvaraskhelias në pjesën e parë, i siguruan triumfin e tetë napolitanëve, që kryesojnë kampionatin me 25 pikë në 10 javë, +7 nga Interi i Inzagit, me zikaltrit që kanë një ndeshje më pak.
Në duelin e radhës Napoli do të presë Atalantën, ndërkohë që Milani luan në transfertë ndaj Monzës. Kuqezinjtë momentalisht mbajnë vendin e tetë në renditje me 14 pikë në 9 javë, shumë larg pritshmërive.
FT MILAN-NAPOLI 0-2
5′ Lukaku, 43′ Kvaratskhelia
NGJARJET KRYESORE
Mbyllet sfida!
90′ Akordohen 5 minuta shtesë!
83′ Pranë golit Milani me Rafael Leaon, gjuajtje e tij në hyrje të zonës grushtohet nga portieri Meret dhe shkon në këndore.
73′ Leao dhe Morata ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e Napolit. Mungon saktësia para portës.
60′ Milani hidhet në sulm në kërkim të golit, por mbrohen mirë futbollistët e Napolit.
47’ Një harkim i Çukvueze nga e majta, gjen Morata në zonë ku sulmuesi me kokë mposht Meret. Por goli bëhet i pavlefshëm për shkak të një pozicioni jashtë loje të sulmuesit. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.
45’+1’ Mbyllet me avantazhin 2-0 të Napolit pjesa e parë.
43’ GOOOL NAPOLI! Kvaratskhelia merr topin në të majtën dhe lëshon një gjuajtje të pakapshme për Menja në shtyllën e dytë. (VIDEO)
27’ Musah nuk përfiton nga një mundësi e artë pas një pasimi të gabuar mbrapa, teksa ndalet nga Meret. (VIDEO)
21’ Provon edhe Çukvueze nga jashtë zonës, Meret i përgjigjet duke grushtuar sferën. (VIDEO)
17’ Musah nga e majta tenton portën, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën e largët. (VIDEO)
6’ GOOOL NAPOLI! Lukaku merr një pasim në qendër, fiton lehtësisht duelin me Pavloviç dhe mposht Menja (VIDEO)
1’ Nis dueli në “San Siro”.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (4-2-3-1) – Menja; Emerson Rojal, Çau, Pavloviç, Terraçiano; Musah, Fofana; Çukvueze, Loftus-Çik, Okafor; Morata.
Trajner: P. Fonseka
NAPOLI (4-3-3) – Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Buonxhorno, Olivera; MekTominej, Gilmur, Anguisa; Politano, Lukaku, Kvaratskhelia.
Trajner: A. Konte
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"