VIDEO/ Nazmi Gripshi vazhdon në formë të shkëlqyer, vjen goli i radhës me skuadrën kazake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 16:46

VIDEO/ Nazmi Gripshi vazhdon në formë të shkëlqyer, vjen goli i radhës me skuadrën kazake

Nazmi Gripshi është kthyer brenda shumë pak kohësh në një nga emrat kryesorë të skuadrës së Astanës në futbollin kazak. Mesfushori ofensiv, jo vetëm është një nga ideatorët e aksioneve të kësaj skuadra, por po gjen me rregullsi edhe vetë rrugën e rrjetës.

gripshi

Kështu ka ndodhur edhe sot, në sfidën ndaj Shakhtar Karagandi, ku ndihmoI Astanën në fitoren 3-0 teksa shënoi një nga golat e duelit.

I rreshtuar si gjithmonë titullar, Gripshi ishte ai i cili tundi rrjetën në minutën e 54-t, të ndeshjes, duke shënuar golin e tretë për ekipin e tij, ndërsa goli i dytë ishte shënuar nga ish-sulmuesi i Besës dhe Skënderbeut, Çinedu.

SHIH GOLIN E GRIPSHIT (VIDEO)

Ky ishte goli i tretë për Gripshin në këtë kampionat me Astanën, në vetëm 7 ndeshje të luajtura duke treguar se sa shpejt është përshtatur me këtë klub.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"