VIDEO/ Ndeshje dramatike! Penallti e humbur dhe gol në minutën e 97-të, Bylisi mposhtet nga 2 Korriku në “UEFA Youth League”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 18:56

VIDEO/ Ndeshje dramatike! Penallti e humbur dhe gol në minutën e 97-të, Bylisi mposhtet nga 2 Korriku në “UEFA Youth League”

Bylisi, skuadra kampione e Shqipërisë për 19-vjeçarë, ka pësuar një humbje dramatike në UEFA Youth League, 1-2 përballë skuadrës së 2 Korrikut, në sfidën që u zhvillua në “Elbasan Arena”. 

 BYLIS 2 KORRIKU

Pas një pjese të parë emocionuese, por pa gola, ballshiotët arritën të gjejnë golin në minutën e 76-të me anë të Babajide. Por 8 minuta para fundit të ndeshjes, Rin Ahmeti arriti të vendosë baraspeshën. 

Ballshiotët kishin mundësinë më të mirë për të fituar në minutën e 93-të, por Marku gaboi nga pika e 11-metërshit, goditja e tij u prit nga portieri Bugujevci. 

2 KORRIKU

Atëherë kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në barazim, kampionët e Kosovës kanë arritur të shënojnë golin e fitores 2-1 me Isufin në minutën e 7 të shtesës. 

Ndeshja e kthimit do të luhet më 2 tetor në Prishtinë. 

Penalltia e humbur nga Aurel Marku: VIDEO

Goli i Isufit: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"