VIDEO/ “Ne jemi një gjak”, Edon Zhegrova dhe tifozi shqiptar bëhen viral në rrjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2024 | 22:58

VIDEO/ “Ne jemi një gjak”, Edon Zhegrova dhe tifozi shqiptar bëhen viral në rrjet

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova po kalon një moment të artë në karrierën e tij.MixCollage-24-Oct-2024-11-58-AM-9295Futbollisti rrëmbeu sërish skenën e Champions-it mbrëmë, teksa i shënoi një gol fantastik Atletikos së Madridit, ku me një gjuajtje fenomenale në hyrje të zonës në minutën e 61-të, vendosi baraspeshën duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Lilës.

Pas përfundimit të sfidës teksa futbollistët shkuan të festonin fitoren me tifozët e tyre, Zhegrova ia dhuroi fanellën një tifozi shqiptar. Më pas djali i vogël i dha një plis dhe më pas të dy pozuan para kamerave. Ky moment është bërë viral në rrjet dhe video shoqërohet me mbishkrimin: Ne jemi një gjak 🇦🇱

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"