VIDEO/ “Nëndetësja” del në sipërfaqe, Dinamo mund Laçin dhe merr kryesimin e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2024 | 21:00

VIDEO/ “Nëndetësja” del në sipërfaqe, Dinamo mund Laçin dhe merr kryesimin e Superiores

Dinamo ka hapur sot ndeshjet e javës së 8 të Kategorisë Superiore me një fitore  2-1 ndaj Laçit, që i ka mundësuar skuadrës dinamovite që të ngjitet përkohësisht në kreun e renditjes.  

mandela dita zabergja

Blutë dominuan takimin e sotëm të luajtur në Elbasan, teksa kërkuan me ngulm golin që në start dhe e gjetën me Mandelën. Pastaj ata ia dolën që të mbanin Laçin larg portë së tyre dhe të goditnin në momentin kur kurbinasit shtynë përpara, duke dyfishuar shifrat pas kundërsulmit perfekt të Zabërgjës.,

Laçi provoi në të gjithë mënyrat të shënonte dhe në fund ia doli të gjente rrjetën, në minutën e 7 shtesë nga 5 të akorduara nga gjyqtari. Por ishte shumë vonë për të kthyer fatin e sfidës, e cila sheh Dinamon që falë këtyre tre pikëve të ngjitet në kreun e Superiores.

DINAMO-LAÇI 2-1
22′ Mandela, 54′ Zabërgja . 90′-7′ Kurti

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Dinamos.

90’+6’ GOOOL LAÇI! Pas një goditje nga këndi, Prodani gjen përgjigjen e Salit, por sfera shkon te Kurti i cili gjuan fillimisht traversën e më pas shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)

90’+2’ Rast i pabesueshëm i shpërdoruar nga Karamba pas një kundërsulmi të nisur nga vetë ai. Mesfushori nuk ia del të gjejë portën me tentativën e tij i vetëm para Dajsinanit. (VIDEO)

90’+2’ Rufati merr vendin e Mandelës në radhët e Dinamos.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

80’-85’ Një aksion i shpejtë i Laçit me topin që shkon te Kofin ë zonë, Muzek ndërhyn dhe gjyqtari Bylykbashi bën shenjë nga pika e bardhë. Ai ftohet nga VAR më pas të shohë pamjet dhe pasi vëzhgon monitorin, bën shenjë për goditje këndi duke anuluar penalltinë. (VIDEO)

78’ Vila merr topin në të djathtën dhe gjuan drejt portës, Dajsinani i mohon golin. (VIDEO)

77’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, Lorran gjuan me të majtën por Dajsinani kontrollon. (VIDEO)

76’ Maliqi, Doçi dhe Vila hyjnë në fushën e lojës në vend të Tolit, Gudiabit dhe Zabërgjës te Dinamo.

71’ Lleshi ka mundësinë që të rihapë ndeshjen me një gjuajtje në pozicion të favorshëm por nuk shenjestron portën e Salit. (VIDEO)

68’ Papa dhe Lima i lënë vend Kryeziut dhe Kofi në radhët e Laçit.

63’ Lima ndalon në mënyrë të parregullt Meksin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

61’ Dita nga e djathta nis një harkim perfekt në shtyllën e dytë për Bregun, i cili nuk arrin të kthejë topin drejt portës. (VIDEO)

59’ Traore dhe Tresa i lënë vendin në fushë Boçkës dhe Ballhysës te Laçi.

56’ Aliji i lë vendin në fushë Karamba në radhët e Dinamos.

54’ GOOOL DINAMO! Aksion individual i shkëlqyer i Zabërgjës i cili niset drejt portës duke djegur mbrojtësit dhe lëshon gjuajtje të pakapshme për Dajsinanin duke dyfishuar shifrat. (VIDEO)

50’ Prodani harkon në zonë nga e majta për Melon i cili gjuan me kokë por nuk gjen portën e Salit. (VIDEO)

49’ Dy harkime radhazi në zonën e Dinamos largohen me vështirësi nga prapavija e bluve.

46′ Nuk ka lëvizje te dy skuadrat, nis pjesa e dytë e ndeshjes

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Dinamos.

45’+2’ Harkim i rrezikshëm nga e majta e sulmit të Laçit, Mjaki ka mundësi të gjuajë në portë por bllokohet nga Aliji. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Edhe Laçi më në fund shfaqet në sulm, Papa në hyrje të zonës gjuan në ecje e sipër por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

39’ Gudiabi vë në provë reflekset e Dajsinant me një gjuajtje nga distanca që devijohet nga portieri. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një faull të mesfushorit dinamovit i cili ndëshkohet me të verdhë. (VIDEO)

37’ Harkim i rrezikshëm i Melos në zonë, Dita largon me kokë.

34’ Alij shfaqet rrezikshëm në krahun e majtë, pasimi i tij në qendër shkon direkt në duart e Dajsinanit.

33’ Prodani ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e kurbinasve.

29’ Zabërgja niset në sulm në të majtën dhe hyn në zonë, por pastaj sinjalizohet për faull ndaj Lleshit.

22’ GOOOL DINAMO! Mandela i pandalshëm merr një pasim nga Zabëgja në të djathtën, Dajsinani ndal gjuajtjen e parë të sulmuesit por nuk mund të bëjë asgjë në të dytën. (VIDEO)

20’ Mandela nga e majta merr fundoren dhe pason në qendër, Papa largon rrezikun nga zona.

17’ Një top në qendër gjen Zabërgjën, por ky i fundit nuk kontrollon si duhet para portës dhe humb mundësinë për të rrezikuar Dajsinanin.

16’ Kurbinasit mundohen të krijojnë rast të rrezikshëm me një goditje dënimi, Bregu i kthyer në mbrojtje largon rrezikun pas harkimit në zonë.

15’ Lorran ndëshkohet me karton të verdhë për një ndalim të parregullt të Tresës.

13’ Presing i lartë i Dinamos që nuk lejon kurbinasit të dalin nga gjysmëfusha e tyre.

6’ Sfida ndërpritet nga faulle të shumtë që në minutat e parë, pa rritur ritmin e saj dhe krijuar rrezikshmëri nga skuadrat.

2′ Dinamovitët mundohen të rrezikojnë me një gjuajtje nga distanca të Gudiabi i cili nuk gjen portën.

1′ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Sali, Muzek, Aliji, Lorran, Meksi, Toli, Dita, Gudiabi, Zabërgja, Bregu, Mandela.
Trajner: Ilir Daja

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Prodani, Mjaki, Lima. Papa, Tresa, Melo, Manellari, Traore.
Trajner: Françesko Pasiatore

WhatsApp Image 2024-10-04 at 6.44.01 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"