VIDEO/ Nisja me këmbën e mbarë, Marvin Çuni i shënon skuadrës greke në miqësore
Marvin Çuni duket se i ka nisur me këmbën e mbarë përgatitjet për edicionin e ri futbollistik. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Frosinones, në testin miqësor të ditës së sotme ndaj skuadrës greke të Volos.
Çuni u aktivizua titullar, teksa arriti të tundte rrjetë në minutën e 35-të, të sfidës, duke i dhënë avantazhin skuadrës italiane. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
Frosinone edicionin e ardhshëm do të militojë në Serinë B, teksa sulmuesi 23-vjeçar shqiptar pritet të jetë titullar, për të udhëhequr repartin e sulmit. Në edicionin e shkuar Çuni u aktivizua 22 ndeshje në Serinë A ku shënoi vetëm 1 gol.
GOLI I ÇUNIT NË MIQËSOREN E SOTME: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"