VIDEO/ “Nuk ia kam idenë çfarë dite është”, Barça përdori “zëvendësimin special” pas goditjes në kokë që la me çrregullime në tru Gavin
Barcelona triumfoi me rezultatin 1-0 kundër Alaveshit në ndeshjen e vlefshme për raundin e 22-të në La Liga.
Në minutën e 14-të të sfidës, Gavi mori një goditje të fortë në kokë pasi u përplas me Konjeçnin (lojtar i Alaveshit).
En camilla y collarín y no le han sacado segunda amarilla a Gavi. Lo vivido este fin de semana en la liga es una oda a la corrupción. pic.twitter.com/1JSG3cupWR
— ᴍᴀɴᴜ. (@ESnomanu) February 2, 2025
Më pas të dy u larguan nga fusha dhe u dërguan në spital, ku iu nënshtruan një skaneri. Por një video është bërë virale në rrjet ku futbollisti i Barçës pyetet nga mjeku i skuadërs se çfarë dite është sot dhe ai përgjigjet: “Nuk ia kam idenë”.
🗣️ What day is it Gavi? Gavi: I have no fkn idea and still wanted to continue😭😭 he didn’t forget the time of the match tho THIS BOY 😭pic.twitter.com/58EHD2DEUU — GAVI IS BACK💙❤️ (@V10_fcb_) February 2, 2025
Mjeku sugjeron që ai duhet të lërë lojën, por edhe në ato kushte Gavi dëshiroi të vazhdonte të luante. Hansi Flik nuk preferoi ta rrezikonte duke e zëvendësuar me Fermin Lopez.
Gavi pësoi “tronditje cerebrale” që shkaktoi çrregullime në funksionimin e trurit. Kështu Barcelonës iu lejua të kryente 6 zëvendësime në fushë për shkak të rregullit të vendosur për “Concussion substitutions”.
Por kjo nuk është hera e parë që Barcelona zbaton këtë rregull. Në 1 dhjetor të 2024-ës, blaugranat zëvendësonin mbrojtësin Alejandro Balde pas një përplasje me Sandro Ramirez të Las Palmasit.
Pas përplasjes, Balde kishte dhimbje të dukshme, duke u përpjekur të ngrihej në këmbë dhe madje e kishte të vështirë të merrte frymë. Ashpërsia e situatës bëri që ai të largohej nga fusha në atë që ishte një skenë shqetësuese për ekipin dhe tifozët. Gerard Martin e zëvendësoi atë në fushë si pjesë e zëvendësimit të tronditjes.
Por çfarë është zëvendësimi për tronditje cerebrale?
Një zëvendësim me tronditje është një rregull unik në futboll, i cili siguron që nëse një lojtar pëson një tronditje, ai mund të zëvendësohet pa llogaritur në kufirin e zakonshëm të zëvendësimeve të lejuara gjatë një ndeshjeje. Ky rregull u krijua për të dhënë përparësi sigurinë e lojtarëve, duke lejuar një ndryshim shtesë pa ndikuar në numrin e përgjithshëm të zëvendësimeve që mund të bëjë një menaxher. Në disa raste, zëvendësuesi i tronditjes mund të jetë edhe një lojtar që tashmë është zëvendësuar jashtë lojës, duke siguruar fleksibilitet për ekipin.
BRIKENA BISKU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)