VIDEO/ Nuk ka fitues në supersfidë, Elbasani dhe Egnatia ndajnë pikët pas një ndeshje të zjarrtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 0:08

VIDEO/ Nuk ka fitues në supersfidë, Elbasani dhe Egnatia ndajnë pikët pas një ndeshje të zjarrtë

Elbasani ka konfirmuar të gjitha pretendimet që ka për të qenë protagonist në këtë sezon në Superiore, duke barazuar me Egnatian kampione në fuqi në ndeshjen e luajtur sot në :”Elbasan Arena”.

bandicam 2024-09-22 20-00-42-172

Skuadra verdheblu ka rivalizuar si e barabartë me rrogozhinasit, të cilët i bënë një start më të mirë ndeshjes, por më pas iu nënshtruan ritmit të vendasve të cilët iu afruan disa herë rrezikshëm portës së Dobjanit.

Por asnjë nga ekipet nuk kishte shënjestrën e duhur për të gjetur rrugën e rrjetës e në fund të dy u desh të kënaqeshin me nga një pikë në këtë duel shumë të ndezur.

ELBASANI-EGNATIA 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola mes dy skuadrave.

90’+3’ Një aksion i mirë nga e majta sjell një pasim në qendër për Lleshin, por gjuajtja e tij devijohet në këndore.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Aleksi pason për Ujkën i cili ka hapësirë për të gjuajtur drejt portës, por nuk gjen katërkëndorin e Abalora.

88’ Fangaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Hilës.

86’ Pas një goditje nga këndi, Malota e pastaj Xhoel tentojnë të gjejnë golin, por Abalora është në pozicion e bllokon gjuajtjen e sulmuesit. (VIDEO)

84’ Vuthaj i lë vendin në fushë Jahajas në radhët e Egnatias.

83’ Kasa dhe Lleshi hyjnë në fushë në vend të Hakajt dhe Gjonit te Elbasani.

82’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Tsague me kokë gjuan por nuk gjen portën, me sferën që shkon jashtë ngjitur me trekëndëshin e sipërm në të djathtë të Dobjanit. (VIDEO)

80’ Karton i verdhë për Aleksin për protesta.

79’ Malota ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Gjonin.

78’ Xhemajli dhe Ahmetaj lënë fushën e lojës, duke i bërë vend Malotës dhe Kasës në radhët e Egnatias.

75’ Qose del nga fusha e lojës duke i bërë vend Telushit në radhët e Elbasanit.

73’ Goditja e dënimit e Qoses përfundon te Hila i cili gjuan në mënyrë krejtësisht të gabuar. (VIDEO)

72’ Xhemajli ndëshkohet me karton të verdhë.

69’ Mundohet edhe Ujka të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga distanca, sfera shkon jashtë portës së Abalora. (VIDEO)

68’ Ahmetaj provon me të majtën nga distanca, pa gjetur portën e Elbasanit.

67’ Lushkja merr vendin e Zejnullait në radhët e Egnatias.

66’ Përsëri rrezikshëm vendasit pas një goditje këndi, ku sfera mbete në këmbët e Gjonit. Gjuajtja e sulmuesit është e fortë por nuk ka shënjestër dhe kalon topin mbi traversë. (VIDEO)

60’ Tsague merr vendin e De Melo në radhët e Elbasanit.

58’ Pas zhvillimit të goditjes nga këndi ka rrëmujë në zonë, por në fund është Dobjani i cili kontrollon topin.

57’ Rast i artë i verdhebluve me daljen e Hakajt nga e majta, i cili pason për Hilën. Gjuajtja e këtij të fundit po shkonte drejt rrjetës por Alijev e devijon në mënyrë vendimtare jashtë. (VIDEO)

51’ Egnatia ka në dispozicion një goditje dënimi pranë zonës nga e djathta por harkimi i Ujkës është tërësisht i gabuar dhe nuk shqetëson portën e vendasve.

52’ Hila del mirë në të majtën, harkimi i tij në zonë shkon direkt në rrjetën e jashtme në shtyllën e parë. (VIDEO)

50’ Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Xhoel.

48’ Gjoni niset me shpejtësi drejt zonës, Xhemajli fiton duelin dhe largon rrezikun.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Një sulm i shpejtë i Egnatias me Xhoel i cili kthen topin mbrapa, gjuajtja e Zejnullait është e lehtë dhe shkon në duart e Abalora.

38’ Çdo vendim i gjyqtarit Lata kundër Elbasanit shoqërohet me kontestime në tribunë por edhe në pankinë nga trajneri Bordin, i cili kundërshton ndalesat e vazhdueshme të lojës.

36’ Në vijimin e goditjes së dënimit, De Melo me kokë kthen topin në qendër, ku kontrollon Dobjani. (VIDEO)

35’ Faull në mesfushë i Zejnullait ndaj Hakajt, ka përplasje mes lojtarëve por gjithçka zgjidhet me këshillim nga gjyqtari Lata. (VIDEO)

30’ Fangaj nga e djathta nis një harkim të mirë në shtyllën e parë, Lulaj devijon në këndore para Xhoel.

25’ Rrëmujë në zonën e Egnatias pas një harkimi në qendër. Hilaj, Gjoni e Lulaj me radhë nuk ia dalin të gjuajnë në portë me sferën që shkon në këndore. (VIDEO)

24’ Zejnullai provon nga distanca, sfera shkon lehtësisht në duart e Abalora.

16’ Kundërsulme të shpejta të të dy skuadrave, por që thyhen pa iu afruar zonës për të tentuar portën.

13’ Elbasani ekzekuton me skemë një goditje dënimi, duke nxjerrë Lilën në të djathtën, por krosimi i këtij të fundit është i gabuar dhe shkon në fundore.

12’ Ahmetaj ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Gjonit të nisur në kundërsulm.

8’ Verdheblutë me fat, pasi një goditje dënimi e Ujkës devijohet me thembër drejt portës nga Ndreca, i cili mposht Abalora por godet traversën e Elbasanit. (VIDEO)

7’ Goditje dënimi e Ndrecës nga e djathta, Abalora devijon sferën mbi traversë. (VIDEO)

4’ Të dy skuadrat nuk gjejnë hapësira për të rrezikuar portën kundërshtare.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena:.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Abalora, Lulaj, Qaqi, Hakaj, Hila, Musta, Qose, Lila, Dros, de Melo, Gjoni.
Trajner: R. Bordin

EGNATIA: Dobjani, Alijev, Xhemajli, Ndreca, Fangaj,. Aleksi, Zejnullai, Ahmetaj, Ujka, Xhoel, Vuthaj.
Trajner: E. Tetova

WhatsApp Image 2024-09-22 at 7.13.42 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"