VIDEO/ Pamje të frikshme në MotoGP, kanguri i pret rrugën pilotit që po lëvizte me 200 km/orë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2022 | 19:13

VIDEO/ Pamje të frikshme në MotoGP, kanguri i pret rrugën pilotit që po lëvizte me 200 km/orë

Piloti Aleix Espargaro u përball me një situatë frikësuese gjatë provave të lira të Çmimit të Madh të Australisë në Moto GP. Teksa ishte duke lëvizur në pistën e Phillip Island me rreth 200 km/orë një kangur i preu rrugën.

MOTO GP

Ai ruajti qetësinë dhe vazhdoi lëvizjen duke përfunduar me sukses xhiron. Fatmirësisht, çdo gjë përfundoi mirë për pilotin duke mos pësuar asnjë dëmtim.

Nuk është hera e parë që pilotët e MotoGP janë përballur me “spektatorë” të papritur, duke përfshirë zogjtë dhe gjarpërinjtë, veçanërisht kur garojnë në vende ku natyra është ende mbizotëruese mbi njeriun.

Përsa i përket performancës në pistë, spanjolli nuk i zhgënjeu pritshmëritë, duke e mbyllur FP1 në vendin e pestë dhe FP2 në të shtatin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"